Nxitja e investimeve në bujqësi, sektor me potencial në vendin tonë mbetet prioritet i qeverisë. Kryeministri Rama ka shpërndarë një tjetër video ku fton fermerët të bëhen pjesë e projektit që parashikon 2 miliardë lekë investime për sektorin.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë ftesë për të gjithë fermerët që përmes projekteve të përfitojnë nga fondi mbi 2 miliardë lekë dedikuar zhvillimit të tokës vetëm për këtë vit, ju uroj një ditë të mbarë👩🏻🌾
Për më shumë rreth programit tonë kombëtar të mbështetjes për bujqësinë dhe se si çdo fermer mund të përfitojë prej të gjitha skemave mbështetëse, klikoni në www.azhbr.gov.al