Një tjetër sulm me armë ka ndodhur në një shkollë në SHBA.
Një 17-vjeçare humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë u palgosën pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë të mesme në Alabama.
Sipas raportimeve incidenti ndodhi në “Huffman High School” të mërkurën pasdite, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se të shtënat ishin aksidentale.
Vajza 17-vjeçare, e identifikuar nga miqtë e saj si Courtlin Arrington, vdiq gjatë transportit në spital.
Mediat shkruajnë se autori i të shtënave ishte një nxënës, i cili ishte i armatosur në shkollë dhe ndërsa po i tregonte armën e tij shoqeve, aksidentalisht ka qëlluar./a.m.