Ditën e sotme përmes një cicërime në rrjetin social Twitter, përdoruesit Llabtoofer zbuloi detajet e flagshipit të ardhshëm të prodhuesit Tajvanez HTC. Telefoni do të jetë i pari me dy kamera të pasme që kur HTC u distancua prej tyre në 2015-ën.
Sipas cicërimës, HTC U12, i cili bart emrin e koduar “Imagine” do të ektë ekran 5.99-inç Quad HD+. HTC U12 do të fuqizohet nga Qualcomm Snapdragon 845 dhe bateri prej 3,420 mAh. Ka 6GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme sipas raportit.
HTC Imagine
CPU SD845
Display 5.99 QHD+
RAM up to 6GB
ROM up to 256GB
Dual Main Camera 12mp + 16mp (Sony IMX3xx)
Front Camera 8mp
Battery 3420mah
IP68
HTC Face Unlock
Edge Sense 2.0
Android 8.0 + Sense 10
Full treble support and A/B (Seamless) Updates
Single and Dual SIM version
Kamera e pasme ka dy sensorë, një 12 megapiksel dhe një 16 megapiksel. Të dy janë ndërtuar nga Sony. Kamera frontale ka sensor 8 megapiksel. Telefoni është rezistent ndaj ujit falë certifikimit IP68.
Vjen me Android 8.0 Oreo dhe softuerin Sense 10. HTC do të rikthejë gjithashtu teknologjinë Edge Sense 2.0 dhe Face Unlock.
Sipas Llabtoofer telefoni do të prezantohet zyrtarisht në Prill