Ministria e Mbrojtjes do të dërgojë 600 pako me ushqime në zonat e përmbytura në Shkodër.
Ushqimet pritet që të mbërrijnë pasditen e sotme, ndërsa po transportohen nga Komanda Mbështetëse e FA. 20 ushtarë të FA, 5 mjete dhe 2 varka ndodhen në fshatin Obot të Shkodrës për të ndihmuar banorët që të lëviznin, pasi niveli i ujit e bën të pamundur.
Deri tani janë transportuar 86 banorë, nga këta 30 nxënës shkolle, 56 banorë dhe 10 pako ushqimore në fshatin Obot, Njësia Ana e Malit. Nga batalioni i Mbështetjes Rajonle në Tiranë po nisen në përforcim dhe 2 mjete e 2 varka.