Financimi i PD dhe Lulzim Bashes nga kompanite off-shore per lobim, dhe perzierjen ne keto financime dhe te qarqeve ruse kane qene pjese e debatit ne komisionin e ligjeve mes deputeteve te mazhorances dhe kreut te KQZ.
Teksa Ka filluar raportimi vjetor i KQZ në Komisionin për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, kryetari i KQZ, Klemend Zguri, duke ju referuar zgjedhjeve pas marrëveshjes së 18 majit, është shprehur se rregullat e reja kanë sjellë vështirësi, për shkak të vendosjes së kufijve kohorë.
Ai e quan sfidë verifikimin e financimit të partive.
Zguri bën thirrje që bashkitë të plotësojnë adresat e atyre që mungojnë.
“Marrëveshja e 18 na detyroi te merrnim vendime sepse presidenti dekretoi date te re zgjedhjesh. Pse jo dhe ne funksion te qëllimit te marrëveshjes.
Ishte një vërejtje që kishte të bënte më shtimin një orë të votimit ditën e zgjedhjeve. Dy forcat kryesore më kanë kërkuar zyrtarisht sepse ishte festë, ditë bajrami dhe për arsye se kishte pjesëmarrje jo të kënaqshme të votimeve për arsyen e festave, KQZ mori vendimin që të mund ta shtynte një orë. Nëse është shkelje ligji, ulim kokën dhe e pranojmë”, ka folur Zguri.
“Kur ju shkelni Kodin, subjektet zgjedhore do ta përdorin këtë dobësi, këto motive janë të partive, ju duhet të keni motive ligjore.
Ju detyruat TV private të kompensojnë kohën. Ligji përfshin vetëm TVSH”, tha Hyseni, duke folur më pas për lobimin e PD.
Kësaj, Zguri ju përgjigj duke folur për barazi midis medias dhe për monitorimin e fushatës në mënyrë që fushatat të jenë korrekte.
“Një agjensi prestigjoze amerikane ka folur për lobimin e Partisë Demokratike në SHBA. Kjo përbën një emergjencë kombëtare. Bëhet fjalë për 800 mijë dollarë dhe KQZ nuk ka informacion? Kjo është e rëndë! Ju mbyllni sytë ndaj lobeve antikombëtare”, foli Hyseni, duke pyetur Zgurin nëse ka informacion.
“Informacioni ka dalë nga media. Nuk kam çfarë të shtoj. Nuk mund te dalim në vendim pa një hetim konkret”, ka shtuar Zguri.
Më pas, Zguri deklaron se KQZ po bën hapa progresivë e të sigurt, gjithmonë duke pasur aspekte ëpr t’u rregulluar.
“Do të na duhet të harmonizojmë kuadrin ligjor, të marrim trajnime të ekspertëve financiarë dhe të administratës. Eksperienca që kaluam ishte e mirë pasi kishim vetëm 5 ditë kohë. Kemi hedhur një hap përpara, të rëndësishëm dhe të sigurt.”, deklaroi Zguri.