Në kontejnerët e kompanisë “Arbri Garden”, nuk është hera e parë se sekuestrohen sasi kokaine, ndaj kjo kompani vlerësohej me risk të lartë nga autoritetet në disa vende, duke filluar nga Amerika Latine deri në Evropë.
Në vitin 2015, në kontejnerin me banane që ishte porositur nga jo kompani, u sekuestruan 93.3 kg kokainë.
Droga ishte fshehur në tavanin e kontejnerit me numër GESU9416694 që i përkiste kompanisë së kontejnerëve CEICONSA S.A. Droga ishte e ndarë në 82 pako.
Aso kohe policia ekuadoriane njoftoi autoritetet shqiptare për pritësin e ngarkesës, shtetasin Arbër Çekaj. Mësohet se ai u mor në pyetje në atë kohë por çështja u mbyll shumë shpejt nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Sipas organit të akuzës, nuk mbërrit letërporosia nga Ekuadori./a.m.