Një vrasës me pagesë nga Rusia ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka treguar detaje mbi aktivitetin e tij kriminal, ku numërohen të paktën 40 viktima, shkruan javanews.al
Andrey Vershinin, 43 vjeç, mendohet që të ketë kryer vrasjet për llogari të mafies ruse. Ai ka treguar detaje që mund të zbardhin edhe vrasje të tjera, me shpresën se do t’i shpëtojë ”burgut përjetë”.
43-vjeçari ka treguar pendesë për krimet, por shton se kjo ishte puna e tij.
“Unë thjesht kam bërë punën time”, deklaron ai.
Ai i kryente vrasjet në distanca të shkurtra, dhe nuk përdorte snajpera, sepse ka shikim të dobët.