Presidenti i SHBA-së, Donald Trump vlerësoi sot progresin e mundshëm në çështjen koreano-veriore, që sipas Seulit, Pheniani është për një denuklearizim të mundshëm të vendit komunist, nëse garantohet siguria e regjimit.
”Progres i mundshëm në bisedimet me Korenë e Veriut”, u shpreh Trump pak pas njoftimit për një takim mes liderëve të dy koreve, i pari që prej vitit 2007.
”Për herë të parë prej vitesh po ndërmerret një përpjekje serioze nga të gjitha palët e përfshira. Gjithë bota ka kthyer sytë dhe po pret”, shtoi ai në një postim në Tëitter me tone mjaft pozitive.
”Ndoshta janë shpresa të pavërteta, por SHBA-ja është e gatshme për t’u angazhuar plotësisht, cilido qoftë drejtimi i zgjedhur”, shtoi ai.
Pas përafrimit me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore në Pyeongchang, Chung Eui-yong këshilltari për sigurinë i presidentit Moon Jae-in takoi të hënën liderin Kim Jong Un.