Një grup që merrej me trafikun e drogës është goditur nga policia greke, duke çuar në pranga katër persona, tre prej të cilëve shqiptarë, përkatësisht 24, 33 dhe 36 vjeç dhe një shtetas grek, 61 vjeçar.
Grupi ushtronte aktivitetin e vet në rajone të ndryshme të Atikës dhe pjesën tjetër kontinentale dhe në ishuj.
Policia ka identifikuar në mënyrë specifike, dhomëza të posaçme nëpër makina për transportin e drogës. Në të njëjtën kohë, ishin krijuar zona të posaçme për fshehjen e drogës dhe parave.
Pas hetimeve nëpër shtëpi, automjete dhe vende të ndryshme, është sekuestruar një sasi prej rreth 4 kg kokainë, kanabis, një shumë e madhe parash prej 144 530 euro, katër automjete private, dy motoçikleta, dy peshore precize, dhjetë telefona celularë dhe një numër të madh pakosh për paketimin e drogës.
Të arrestuarit janë dërguar pranë Prokurorisë së Athinës.