Një dosje prej 1200 faqesh është paraqitur në Vatikan nga Kryepeshkopata e Napolit, ku ka të bëjë me biseda dhe foto të prifterinjve ‘gay’. Në skandalin e fundit, 34 priftërinj dhe gjashtë seminaristë u identifikuan si homoseksualë. Në dosje përfshihen biseda nga Grindr, Telegram, Facebook dhe WhatsApp, Francesco Mangiacapra, i cili paraqiti provat, tha se ishte anëtar i Kishës Katolike .
Ai është shprehur se dosja nuk është për të dëmtuar emrat që përmenden në atë dosje por, për t’u shpjeguar atyre se jeta e tyre e dyfishtë nuk është e dobishme as për ata as për viktimat. Sipas Mangiacapra, asnjë prej priftërinjve të larguar nuk dyshohet për pedofili ose ndonjë vepër seksuale. Jo krime, por mëkate.
Mangiacapra, i cili ka punuar si avokat para se të bëhej një “Zhigolo” i vetëshpallur, paraqiti listën me emrat dhe provat shoqëruese.
Kreu i kryepeshkopatës, Kardinali Crescenzio Sepe, tha: “Mbetet e rënduar çështja për të cilën ata që kanë gabuar duhet të paguajnë çmimin, dhe të pendohen për dëmin e bërë. “Priftërinjtë që përmendeshin, shtoi ai, u përkasin famullive të ndryshme dhe asnjëri prej tyre nuk është nga Napoli. Mediat italiane, të cilat kanë paraqitur dosjen inkriminuese, përmendën fragmente të bisedave pa i zbuluar emrat e atyre që ishin përfshirë.
“Nëse të pëlqen do të doja të të kisha për gjithë ditën si skllav timin, i lidhur dhe duke mu bindur mua”, shkruhej në një nga sms-të. Në ditët në vazhdim priten zhvillime të tjera. (b.an)
-*-