Policia greke ka forcuar kontrollet ndaj emigrantëve në vend. Autoritetet fqinje kanë nisur operacionet për parandalimin e hyrjes dhe qëndrimit në territorin e vendit të emigrantëve që nuk disponojnë dokumentacionin përkatës.
Mësohet se vetëm në orët e fundit, në zonën e Janinës janë arrestuar 11 shtetas shqiptarë.
Ndërkohë, pranë kufirit me Shqipërinë, patrullat policore kanë përndjekur dhe ndaluar një furgon ku në karroceri ndodheshin gjashtë shtetas shqiptarë pa dokumente.
Drejtuesi i mjetit, një shtetas grek 41 vjeçar, e braktisi furgonin dhe u largua duke i lënë shtetasit shqiptarë të izoluar të cilët tashmë do të dërgohen në prokurori./a.m.