1678 -Ka lindur në Venecia kompozitori italian i barokut Antonio Vivaldi. Shumë popullor dhe i çmuar në kohën e tij, pas vdekjes u harrua dhe vlera reale e punës së tij të gjerë u zbulua vetëm në vitin 1930, kur u gjetën më shumë se gjysma e veprave të tij të famshme. Ai ka shkruar më shumë se 300 koncerte për instrumente solo dhe orkestër, duke përfshirë “Katër stinët” e famshme, po ashtu rreth 60 simfoni, opera dhe kompozime të tjera.
1193 – Vdiq Jusuf Saladini, sulltani i Egjiptit dhe Sirisë, themeluesi i dinastisë së Ajubidës, udhëheqësi i famshëm ushtarak, i cili e mposhti kryqtarët në Hatin në 1187 dhe pushtoi Jerusalemin. Me pushtimin e Jeruzalemit, që atëherë kishte 88 vjet nën sundimin frank, është nisur kryqëzata e tretë.
1801 – Presidenti i sapo zgjedhur SHBA Thomas Jefferson u bë presidenti i parë amerikan që u betua në kryeqytetin e ri të Uashingtonit.
1877 – Teatri Bolshoi në Moskë për herë të parë luajti baletin “Liqeni i Mjellmave ” nga Peter Ilyich Tchaikovsky.
1965 – Siria ka shtetëzuar nëntë kompani të naftës, duke përfshirë dy kompani amerikane të naftës. (b.an)