Në një intervistë dhënë në DITA në 13 shkurt të këtij viti, për herë të parë Izet Haxhia deklaroi se ishte në një lidhje të re pas divorcit. Dje ai postoi një shënim në rrjete sociale ku ndër të tjera shkruante: “Ka rreth katër vjet që kur kam filluar të rrëfej të vërtetat e mia, e që kam marrë nëpërmjet rrjeteve sociale me qindra mesazhe kërcënuese, fyese me një gjuhë bastardësh përkrahës të Berishës, të denjë vetëm për ata dhe shefin e tyre.
As më kanë impresıonuar, as prishur terezinë, lëre pastaj të më trembin. Ka më tepër se dy javë që këta ‘trima me kanun’ kanë filluar të kërcënojnë e bëjnë shantazh ndaj një femre, që nuk ka të bëjë aspak me politikën apo rrëfimet e mia.
Aq shumë janë trazuar e verbuar nga këto të vërteta dhe nga frika e ballafaqimit përpara drejtësisë me liderin monstër të tyre, sa kërcënojnë e shantazhojnë një femër, që unë të mbyll gojën, e të mos kthehem në atdhe. Ora e ballafaqimit me liderin tuaj frikacak po vjen…”.
Pas këtij postimi DITA kontaktoi me z.Haxhia dhe në një bisedë me e-mail, ai tregoi një prej mesazheve, i cili përveçse përmban kërcënime, ka dhe një fjalor tejet banal.
Më poshtë teksti i plotë i mesazhit, sic është dërguar në adresën e të dashurës së Izet Haxhisë.
“Moj kurva atij plehrs degjenerume. Unë jam nga tropoja e njof mire at kriminel, thui ta mbyll ate goje se do t shkerdh**jm ty e di mire ku je me gjith ca ke nshpi oj bagjell tzhdukim per 24 or e tvij izet kurva t kerkoj te ne po pati byth po s vjen byth**iri qe s e krru me burra do te ta q**jm at p**dh ta filmojme ta shofi izeti ca t t bojm thuja thuja tfala prej tropojet e kije po te deshi ta mbylli halen”. (DITA)