Skënderbeu ka marrë një fitore të lehtë në sfidën e javës së 22-të të Kategorisë Superiore duke mposhtur në stadiumin e saj skuadrën e Laçit.Një fitore e pastër për skuadrën e drejtuar nga tekniku Ilir Daja, të cilët triumfuan me rezultatin e thellë 4-0 për të siguruar një tjetër tre pikësh të rëndësishëm.Me këtë sukses korçarët marshojnë të qetë drejt titullit kampion të Superligës duke thelluar akoma dhe më shumë distancën në krye të tabelës së renditjes.
Golat në këtë takim për bardhekuqtë u shënuan nga ana e Fidan Alitit, Blermim Krasniqit, ku që të dy shënuan dhe golin e tyre të parë me fanellën e Skënderbeut, si dhe Ali Soue i cili shënoi një tjetër dopietë pas asaj të javës së kaluar që bëri në “Zeqir Ymeri”.
Me këtë fitore Skënderbeu mban i qetë vendin e parë me 53 pikë të grumbulluara, ndërsa Laçi klasifikohet në vendin e katërt me 33 pikë.
Në takimin tjetër të luajtur në të njëjtin orar skuadra e Kukësit është rikthyer tek fitorja duke mposhur në “Roza Haxhiu” ekipin e Lushnjës.
Kampionët e Shqipërisë triumfuan me rezultatin e ngushtë 2-1 falë golave të shënuar nga ana e Idrizit dhe Gurit, ndërsa për lagunarët autori i vetëm i golit ishte sulmuesi Mikel Canka.
Me këtë tre pikësh Kukësi ngjitet në kuotën e 39 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Lushnja mban vendin e fundit me 10 pikë dhe është skuadra e parë që ka siguaruar rënien në një kategori më poshtë.
Kujtojmë që në orën 17:00 do të luhet sfida tjetër e javës 23-të që do të jetë mes Teutës dhe Partizanit, ndërsa nesër luhet dy takimet e fundit që janë Vllaznia-Flamurtari dhe Luftëtari-Kamza. (TemA)
Më poshtë golat e takimit Skënderbeu-Laçi.