Autoritetet meksikane kanë nisur procedime penale kundër katër policëve mbi zhdukjen e tre turistëve italianë.
Guvernatori i shtetit tha se oficerët kishin pranuar dorëzimin e italianëve në një bandë kriminale lokale.
Policia dyshohet se i kishte arrestuar turistët në një pikë karburanti.
Djali i njërit prej të zhdukurve deklaroi për një radio italiane se burrat ishin “shitur në një bandë për 43 euro, por zyrtarët rajonalë thanë se nuk mund ta konfirmonin këtë informacion.
Zona kontrollohet nga karteli Brezi i Ri i Haliskos, një nga bandat më të fuqishme kriminale në Meksikë.
Tre burrat nga Napoli, u panë për herë të fundit më 31 janar në Tecalitlán, në shtetin perëndimor të Haliskos.
Raffaele Russo, 60 vjeç, djali i tij 25-vjeçar Antonio dhe nipi i tij, Vincenzo Cimmino, 29 vjeç, nuk dihet ende se pse kanë shkuar në një zonë të rrezikshme.
Raportet paraprake deklaruan se qëllimi i tyre ishte të shisni mallra Kineze, teksa familjarët kanë kundërshtuar veprimet ilegale të tyre.