Gjendja si pasojë e gripeve stinore dhe fruthit mbetet alarmante në Tiranë. Ndërkorhë, gjatë ditës së djeshme dy fëmijë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Tiranë.
Raportohet se foshnjat kanë humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa nuk saktësohet konkretisht se për çfarë bëhej fjalë.
Në rastin e parë mësohet se ka ndërruar jetë më datë 02.03.2018 një fëmijë 1 vjeçe, banuese në Lezhë, e cila është sjellë më datë 27.02.2018, nga spitali i Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale bëhet me dije nga policia.
Po dje, në banesë, në gjumë, ka vdekur e mitura M.T, 1 vjeçe. Policia i ka kaluar materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Dyshohet se vdekja ka ardhur gjithashtu për shkaqe natyrore.
Policia ka referuar arstete në prokurori e cila pritet të kryejë veprimet e mëtejshme./a.m.