Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku është dhunuar një prokuror.
Ngjarja ka ndodhur në ambjenetet e brendshme të organit të akuzës.
Raportohet se viktimë e dhunës ka qenë prokurori Kledian Llaha ndërsa policia ka arrestuar qytetarin që e dhunoi, një shtetas 50-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës.
Prokurori ka marrë dëmtime në hyndë ndërsa raportohet se nuk kemi të bëjmë me ndonjë problem serioz./a.m.