Nderkohe qe familja Gjokazaj ka percjelle sot ne banesen e fundit Anxhelon 16-vjec, familja e autorit ka frike nga ndonje hakmarrje e mundshme. “Panorama” raporton se policia i trembet ndonje hakmarrjeje dhe ka marre masat, duke vendosur nje makine policie te dera e shtepise se familjes Lala.
Nga ana e tij, gjyshi i autorit, Frrok Lala nuk ka shume fjale per te thene per ate qe ndodhi. “Jemi shume te indinjuar dhe e denojme ashper veprimin e nipit tone”- ka thene ai.
Ai me tej ka nje ndjese te madhe per familjen e djalit qe humbi jeten. “I kerkojme falje familjes qe humbi djalin e tyre, por nuk kemi dijeni se perse jane zene djemte”- tha ai.