Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë ish prefektin e Fierit Bujar Hasaj, i cili u arrestua pak ditë më parë nën akuzën për mashtrim. Ndaj ish prefektit u ndryshua masa e ‘arrestit më burg’ pas një garancie pasurore që ka vendosur Bujar Hasaj. Gjithashtu ish prefektit i është ndaluar e drejta për të dalë jashtë vendit
Sipas Policisë, Hasa akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumentave, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) Eurosh. Kujtojmë se Hasa ka mbajtur detyrën e Prefektit të Fierit nga periudha nga viti 2009 deri në vitin 2012.