Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Siç bëhet me dije, një 17-vjeçar me iniciale D.L pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë A.Gj. 16 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Policia pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar. Ai ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.
ma.me