Një 20-vjeçare me inicialet I.A nga Tetova ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj S.A, 29 vjeç, pasi ai e ka dhunuar fizikisht
Sipas Policisë në Maqedoni, përpara dy ditëve, rreth orës 20:00, pasi kanë debatuar për një
shkrepëse të humbur, 29-vjeçari e ka sulmuar fizikisht gruan e re, duke e goditur disa herë me shqelma dhe grushte në trup dhe kokë, përpara fëmijës së tyre të mitur.
“Sipas rrëfimit të I.A., ndaj saj ka patur keqtrajtim fizik dhe psikik nga ana e bashkëshortit e dhe në raste të tjera, por ajo nuk e ka denoncuar. Tetovari S.A., menjëherë është ndaluar dhe është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë, ku ka paraqitur dëshminë e tij, dhe më pas është lënë i lirë. Pas zbardhjes së të gjitha rrethanave, Policia do të dorëzojë kërkesë përkatëse”, thuhet në mediat në Maqedoni.