Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot dhe nesër në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet e tjera do të jenë të dobëta deri mesatare, por lokalisht të shoqëruara edhe me shtrëngata.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje në rritje në të gjithë territorin.
Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme.
Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë në Lumenjtë Mat, Ishëm dhe Shkumbin.
Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do kenë rritje të prurjeve dhe niveleve.
PARASHIKIMI METEO SIPAS IGJEUM
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet e tjera do të jenë të dobëta deri mesatare, por lokalisht të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 800 m mbi nivelin e detit, kryesisht në Veri.
Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 16 °C
në vendet e ulëta: 7 / 15 °C
në vendet malore: 2 / 10 °C.
ERA
Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
RREZIKU NGA PËRMBYTJET
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje në rritje në të gjithë territorin. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë në Lumenjtë Mat, Ishëm dhe Shkumbin. Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do kenë rritje të prurjeve dhe niveleve. Vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve nga kaskada e Lumit Drin.