Një grabitje me armë ndodhi ditën e sotme në Fier, ku si pasojë mbetën të plagosur dy persona.
Menjëherë në ndjekje të tyre, u vu policia, e cila në momentin e parë mundi që të arrestonte njërin prej grabitësve, Denis Fyrja.
Më pas, është arrestuari edhe autori i dytë në një kanal me ujë, ku po fshihej, vetëm pak km larg qytetit, në fshatin Baltez.
ABC News ka publikuar edhe pamjet nga aksionin i policisë për kapjen e Lulëzim Demirajt, ndërsa pak më vonë është arrestuar edhe shoferi i makinës me të cilën autorët e grabitjes u larguan nga vendi i ngjarjes.
/a.m.