Identifikohet pronari i pikes se kembimit valutor ne Fier dhe personi tjeter qe mbeten te plagosur sot teksa disa persona grabiten exchange.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme ne piken e kembimit valutor, perballe gjimnazit ‘Janaq Kilica’, ne mes te Fierit.
Sipas te dhenave te para mesohet se i plagosur mbeti shtetasi Gëzim Hoxha, 64-vjec, pronari i pikes se kembimit valutor dhe Agur Vrenozi 53-vjec qe nderhyri ne kohen e grabitjes.
Raportohet se Vrenozi eshte transportuar ne Tirane per ndihme te specializuar. Sipas njoftimit te policise se Shtetit, Policia e Fierit ne kohe rekord ka kapur njerin prej autoreve, pas ndjekjes policore.
Policia u vu në ndjekje të autorëve dhe arrestoi vetëm njërin prej tyre në fshatin Baltës, Denis Fyraj nga Vlora.
Sipas te dhenave te policise, ai braktisi makinën duke u hedhur në lumë, per te kaluar ne anen tjeter. Policia e ka ndjekur dhe e ka kapur.
Eshte bllokuar gjithashtu edhe nje cante me leke qe kane grabitur. Policia edhe vene ne ndjekje te autorit te dyte.
Policia thote se makina me te cilen ata u larguan pas grabitjes i ka targat e falsifikuara
a.ç