Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka qenë i ftuar sot në emisionin Real Story, në Vizion Plus të Sokol Ballës, ku ka folur në lidhje me aksionin që u zhvillua dje.
Ai u pyet nga gazetari Artan Hoxha në lidhje me një procedim që ka pasur kompania dhe nëse ka pasur garant nga drejtues të shtetit kjo sasi.
Hoxha: A keni qenë ju në dijeni në lidhje të produkteve që vijnë për këtë kompani, dhe sipas informacioneve ka pasur një procedim, çfarë është bërë me këtë procedim?
Xhafaj: Ka dhe dy raste të tjera por jo në shtetin shqiptar.
Hoxha: Kush është garanti për këtë ngarkesë?
Xhafa: Për fat të keq në studiot tona spekulohet pa kufi si në studio dhe jo vetëm. Janë artikuluar në mënyra të ndryshme, për të nxituar nga institucione të caktuara për konkurrence të caktuar. Për sa i përket pyetjes, unë nuk besoj se është çështje drejtoresh apo ministrash. Nëse do të kishte një pozicion të organeve të shtetit, kjo sasi do të kishte kaluar. Nëse ata që merren me këtë ngjarje do të ishin garant, askush nuk do të dinte asgjë. Nuk bëhet fjalë për asnjë garant, dhe kjo do të kishte garant mund të kishte kaluar siç mund të ketë kaluar dhe herë të tjera.
Më tej Xhafa, ka komentuar dhe deklaratën e presidentit Meta në lidhje me ndërhyrjen e agjencive ndërkombëtare në këtë aksion.
Xhafaj: Kjo polici gjithmonë e më shumë po bën gjëra pozitive, dhe është për nevojën e sigurisë kombëtare. E gjitha kjo pastaj është një marrëzi, se pse i binte që Italia, Spanja dhe shumë vende të tjera që kanë më shumë probleme i bie që të nxirrnin ushtrinë.
Balla: Po fakti që e thotë presidenti i republikës këtë gjë?
Xhafaj: Unë nuk besoj se ka thënë ashtu. Unë e kam lexuar ndryshe. Së pari ai bëri një vlerësim pozitiv për policinë Shqiptare dhe e lidhi këtë, në mungesë informacion besoj unë. Dhe e lidhi me agjenci të tjera të huaja në parim nuk është ndonjë gabim i madh. E gjithë kjo ishin apo nuk ishin ndërkombëtarët, ishin për shkak të përpjekës që bëri opozita.