Pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha për emërimin e drejtorit të paraburgimit në Durrës nga ana e tij, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i quan gënjeshtra të rëndomta.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook Balla thekson se Berisha ka filluar të shikojë ëndrra me burgje dhe se për makthet e Saliut shërben burgu i Peqinit.
“E mor Sali si vajti dhe kjo puna jote.
Ke filluar sheh ëndrra me burgje.
S’ke faj.
Nga meraqet që ke, mendon se drejtorët e burgjeve i emërokam unë.
Nuk e di dhe as nuk e njoh kush është drejtor Burgu në Durrës, por e sigurtë që ti je një gënjeshtar i rëndomtë.
Kam një informacion për ty, me sa di unë, për makthet e tua shërben burgu i Peqinit”, deklaron Taulant Balla.