Një i ri nga Fieri i cili mësohet se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike ka ndërruar jetë në spitalin ditën e djeshme.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se R.B i moshës 36 vjeç banues në lagjen “8 shkurti” ka ndërruaj jetë në spital.
Njoftimi i policisë.
Komisariati i Policisë Fier
Më datë 28.02.2018 në lagjen “8 Shkurti”, në banesë, ka vdekur shtetasi R.B, vjeç 36 i cili ka qenë dhe përdorues i lëndëve narkotike.
Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.
a.ç