Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është arsyetuar para opinionit publik në Serbi se arsyeja e takimeve të tij me Hashim Thacin eshte “shpëtimi i kokave të fëmijëve serbë”. Këto fjalë, ai i ka thënë para takimit me Presidentin Thaçi në Sofje me qëllimin që të arsyetohet para opinionit në Serbi.
Dy zyrtarët e lartë të Kosovës dhe Serbisë në këtë takim nuk kanë qenë vetëm.
Në tavolinë me ta është ulur edhe Kryeministri i Malit të Zi Dusko Markoviq dhe Bekim Çollaku, këshilltar i Presidentit të Kosovës.
Takimi u zhvillua në kuadër të samititit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe krerëve të Bashkimit Evropian, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, përgatiti Koha. (b.an)