Sasia rekord e kokainës, prej 613 kg, e kapur dje në Durrës, duket se do të bëjë bashkë në hetim Prokurorinë dhe Policinë. Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka mbërritur këtë paradite te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Report Tv mësoi se Veliu po zhvillon një takim te Krimet e Rënda, ku në fokus është ecuria e hetimeve mbi aksionin policor të ditës së djeshme, ku u kapën 613 kg kokainë jashtë Portit të Durrësit. Kjo ishte sasia më e madhe e kokainës, që vinte nga Kolumbia drejt vendit tonë.
ma.me