Polciia greke ka finalizuar një tjetër operacion anti-drogë në kuadër të të cilit u sekuestrua një sasi prej 424 kilogramësh marijuanë.
Droga u kap në plazhin e Platarias, në Igumenicë dhe gjatë operacionit u arrestua skafisti 42-vjeçar shqiptar.
Arrestimi i tij u bë në momentet kur po shkarkonte drogën nga gomonia.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e personave të tjerë të përshirë në rrjet./a.m.