Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ofroi një milion euro shpërblim për secilin që mund të ketë informacione për vrasjen e një gazetari hulumtues.
Jan Kuciak, 27 vjeç, dhe e dashura e tij Martina Kusnirova janë qëlluar për vdekje në shtëpinë e tyre.
Të dy janë gjetur me plagë nga arma e zjarrit të dielën. Disa gazeta në Sllovaki kanë publikuar artikullin e fundit të Kuciakut, i cili lidh mafian italiane me korrupsionin politik, të nivelit të lartë, në Sllovaki shkruan rel.
Shefi i policisë sllovake, Tibor Gasapr, tha se autoritetet kanë marrë në pyetje 20 veta qysh të hënën dhe se kanë kontaktuar edhe Republikën Çeke, edhe Italinë në lidhje me hetimet. Kuciak ka qenë duke punuar për portalin Aktuality.sk. /a.m.