Pas publikimit të listës me emrat e negociatorëve për një marrëveshje të re me Greqinë, kanë nisur edhe një sërë debatesh për integritetin e personave që janë pjesë e saj. Lidhur me akuzat e opozitës për njërin prej negociatorëve, Artur Meçollarin, ish-kreu i SHISH Fatos Klosi thotë se ky është një debat i pastër politik.
Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Klosi tha se përdorimi i termit “spiun” në ditët e sotme është qesharak.
“Përdorimi i fjalës spiun, më duket qesharak. Është shumë i vjetër. Nuk quhen më spiun në atë termin pezhorativ. Ka ndryshuar përmbajtja. Nuk ka çfarë informacion të merret nga Shqipëria. E nëse i ka dhënë të dhëna sipas tyre, ia ka dhënë SHBA. Nuk besoj që SHBA do info nga Shqipëria. Thonë që i kanë gjetur dokumente kompromentuese në kasafortë. Gjithë kjo histori është e pastër politike. Ne jemi të varur nga NATO dhe SHBA për çdo gjë, s’besoj se ka gjë për t’u mbajtur sekret”, u shpreh Klosi.