Rikthehen grabitjet me dhunë në Tiranë. Ngjarja e sotme ka ndodhur në rrugën e Durrësit ku një person me thikë në dorë ka grabitur rreth 5 milionë lekë të vjetra në një dyqan të një kompanie interneti.
Sipas të dhënave të para autori ka kërcënuar me thikë shitësen duke i marrë shumën e parave. Ai ishte paraqitur si klient fillimisht në dyqan.
Pas marrjes së shumës së parave autori është larguar me shpejtësi nga dyqani ndërsa dyshohet se edhe një person i dytë ka marrë pjesë në grabitje që e ka ndihmuar të largohet grabitësin.
Policia e mbërritur nga vendin e ngjarjes ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Redaksia Online
(JavaNews.al)