Nga Laura Musa/ Një pjestar i ri ne familje i ndryshem nga ne, por me ndjenja te njejta si ne!
Qentë janë të mrekullueshëm, sjellin harmoni dhe gëzim në familje. Ju duhet të bëni zgjedhjen e duhur për familjen tuaj dhe mënyrën tuaj të jetës sepse, ekzistojne raca te shumllojshme me temperamente të ndryshme dhe kujdes të vecant . Ju duhet ti merrni në konsiderate të gjitha këto përara se të shtoni në familje pjestarin e ri me katër këmbë.
Përpara se të merrni një qen fillimisht konsultohuni me një mjek veteriner apo bëni kërkime persa I perket disa keshillave mbi temperamentin, sjelljen apo problemeve kryesore që mund të ketë një racë e caktuar.
Konsiderojeni si rutinen tuaj të përditshme apo si një pjestar të ri në familje.
A jeni në shtëpi ose keni dikë të afërt për ti kushtuar të gjithë kohën e nevojshme mikut tuaj te ri ? Nëse jo, do të ishte më mirë të kërkoni një kafshë më të pavarur si për shembull macja. A keni femijë në shtëpi ? Nëse po, kërkoni për një racë të afrueshme,lozonjare dhe te durueshme. Në rast se ju jeni vetëm atëherë zgjidhni një racë me personalitet si ju ose të kundert me ju, të kundertat terhiqen! Vlerësoni mjedisin ku jetoni ! Shtëpi private apo apartament ? Ne varesi të banesës bëni edhe përzgjedhjen e racës. Një Chihuahua ose Terrier mund të mjaftohet në një apartament, por raca të mëdha kanë nevojë për më shumë hapësire. Dëshironi një qenush apo një qen të rritur ? Zakonisht individët e rritur duan disa muaj të mësohen me ju, apo në ambjentin e ri, sidomos nëse janë shkëputur nga një familje e mëparshme. Ndryshe ndodh me qenushët, ato do ju shohin si dashurinë e tyre të parë ! Merrni parasysh kujdesin që i duhet çdo race. Qentë me qime të gjatë kanë nevojë për më shumë kujdes përsa i përket gëzofit. Larje, krehje më të shpeshtë për të evituar nyjet.
Më poshtë po ju paraqes disa nga racat te perhapura, më të njohura dhe karakteristikat e tyre: Akita: dinjitozë, të guximshëm dhe shumë besnik. Preken kryesisht nga çrregullime të tretjes gjithshtu,dhe nga atrofia progresive e retines e cila çon në degjenerim të retines duke shkaktuar verbëri.Origjina e tyre është Japonia dhe janë nga të vetmet raca që kanë një monument për nder të tyre. Chihuahua : janë mjaft të mirë në ato familje të cilat kanë fëmijë të durueshëm dhe të qetë. Janë vigjilent dhe mjaft inteligjent. Chihuahua ështe e ndjeshme ndaj temperaturave të ftohta. ChowChow : janë të pavarur dhe kokëfortë. Ndonjëherë mund të bëhen edhe të pabindur. Kërkojnë mjaft përkëdhelje, socializim dhe trajnim që në vogëlsi. Karakteristike është gjuha e tyre blu në të zezë unikë në racën e tyre. Dalmatët : dinjitozë, aktivë, vrapues të përsosur, kanë shumë durim dhe janë mjaft të zgjuar. Qenushët lindin pa pulla. Kanë tendencë të formojnë gurë në rrugët urinare. Nëse qeni juaj ka vështirësi në urinim apo gjak në urinë kontaktoni menjëhere me veterinerin. Kanë jetëgjatësi 13 deri në 15 vjet. Doberman: të vëmëndshëm, të guximshëm dhe besnik. Kryesisht problemet e tyre lidhen me tretjen e ushqimit. Kanë nevojë për stërvitje intensive dhe të rregullt . Dog Argjentinas : janë miqësor, të përulur dhe mjaft lozonjar. Jane cilësuar si një nga racat me të shendetëshme. Labrador: është një nga racat më miqësore me femijët. Janë shumë aktivë dhe e shprehin këtë në çdo moment. Konsiderohen mjaft të shëndetshëm. Rottweiler : besnik, të dashur dhe një mbrojtes i lindur! Punëtor, inteligjent, I pëkushtuar dhe pikërisht këto cilësi e bëjne atë të përshtatshëm si një qen policie, të shërbimit dhe te terapive, por mbi të gjitha një mik të mirë. Është shumë e nevojshme stërvitja e tij dy herë në ditë. Ai do e vleresojë shumë!
Çdo racë mund të jetë e mirë me fëmijët, bazuar në përvojat e tyre të fundit, trajnimin dhe personalitetin. Pa marrë parasysh racën, të gjithë qentë kanë nofulla të forta, dhëmbë të mprehtë dhe mund të kafshojnë në rrethana të vështira. Fëmijët e vegjël dhe qentë e çdo race duhet gjithmonë të mbikëqyren nga një i rritur dhe nuk duhen lënë vetëm për një peridhë të gjatë.
Adoptimi i një qeni është një zgjidhje shumë efiçente edhe per fëmijët autikë. Qeni do të ndikojë në socializimin e fëmijës dhe si një urë lidhëse me shoqërinë.
Të verbërit janë një tjetër kategori të cilët kanë nevojë për një qen ndihmës! Qeni është më shumë se një pasuri, më shumë se një mik! Për këtë këto kategori qentë janë “sytë” e tyre!
Ju mund ta merrni qenin tuaj në një strehimore apo shoqatë vullnetare për kafshët e braktisura ose në një PetShop. Për fat të mirë ekzistojne adresa të ndryshme online të cilat na japin mundësi të adoptojme një qen. Ju shpëtoni një jetë, falni dashuri dhe vemendje te ato të cilat kanë më shumë nevojë për këtë ndjenjë: kafshët e braktisura! Me pak durim dhe përkushtim ju do të merrni nga qeni nje dashuri pa kushte dhe pa interesa!