280 -Ka lindur perandori romak Konstandini I (Konstandini i Madh), i cili filloi kristianizimin e Perandorisë Romake (sipas disa burimeve, ka lindur në Nishin e sotëm). Në 313 ka nxjerrë Ediktin e Milanos, kushtuar tolerancës që krishterimi do kishte lidhur me fetë e tjera, dhe në 325 me urdhër të tij mblidhet për herë të parë Këshilli Ekumenik i Nikesë i cili formoi bazën e sistemit dogmatik dhe kanonik të kishës së krishterë. Ai themeloi në vitin 330 Konstandinopojën (Stambollin e sotëm), kryeqytetin e ri të Perandorisë Romake.
1887 – Vdiq kompozitori rus dhe shkencëtari Alexander Borodin, një nga anëtarët e të ashtuquajturit grupi muzikor “Pesë të mëdhenjtë”, puna e të cilëve ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e simfonisë ruse dhe muzikës së dhomës. Për punën e jetës së tij, operën “Princi Igor” punoi plot 18 vjet, dhe e përfundoi Rimsky-Korsakov dhe Glazunov, duke krijuar një kryevepër të operës romantike ruse. Ai është gjithashtu autor i punëve të rëndësishme në kimi dhe biokimi.
1900 – U themelua Partia Laburiste britanike me Ramsey MacDonald, si Sekretar të parë të saj.
1902 – U lind shkrimtari amerikan John Steinbeck, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1962. Suksesin letrar e ka arritur me romanin “Bllokun Tortilla” 1935 dhe më pas ka botuar edhe romane të tjera. (b.an)