Lëndimi i Neymarit mund ta vërë në rrezik edhe pjesëmarrjen e tij në Kampionatin botëror 2018.
Ndrydhja e nyjës dhe çarja në ashtin e pestë të këmbës së djathtë që i ndodhi asit brazilian në ndeshjes e së dielës kundër Marseille, mund ta vërë në rrezik edhe pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës këtë verë, nëse rikuperimi i tij nuk shkon mirë, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.
Ndërkohë, sipas Globoesporte në Brazil, Neymar nuk do të jetë në gjendje të përballet ndaj Real Madridit më 6 mars dhe nuk do të rikthehet për PSG-në deri në maj, një muaj para fillimit të Kupës së Botës