Zyrtarë të Krimit Ekonomik të Policise së Shtetit janë thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me analizën e dosjes së rrugës “Tiranë-Elbasan”.
Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan dy javë me parë me urdher të prokurorisë është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, si dhe drejtori dhe ish drejtori I njësisë së menazhmit të projektit.
Hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan tek Krimet e Rënda nisën pas kallëzimit të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në 27 dhjetor 2017.
Ky dikaster bëri padi pasi auditoi përdorimin e fondeve në këtë vepër të infrastrukturës. deri tani për llogari të këtij hetimi janë arrestuar tre ish-zyrtarë të drejtorisë së rrugëve
a.ç