Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një person ka humbur jetën pas një zjarri në një kabinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:55, në rrugën “Muhamet Deliu”, pranë pallatit “Zaimaj”.
Sipas informacioneve viktima ndodhej brenda kabinës elektrike dhe nga zjarri i shkaktuar është djegur plotësisht.
Grupi hetimor po kryhen veprimet ne vendngjarje po punon për identifikimin e viktimes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m.