Artan Hoxha i ftuar në “Studio e hapur”, ka bërë thirrje që Prokuroria të nisë urgjentisht hetimet për deklaratat e Berishës, se një nga emrat e propozuar si negociator në diskutimet për marrëveshjen e “Detit” më Greqinë, është spiun.
“Në media filloi ky qarkullim informacioni, dhe u pa presioni i shtuar ndaj presidentit Meta.
Prokuroria duhet të nisi urgjentisht hetimin pas deklaratave të Berishës.
Dhe ose Berisha, ose Meçollari të gjejnë drejtimin.
Nuk mundet që një ish-kryeministër të lëshojë pufka të tilla,” tha Hoxha.