Ivanka Trump, është pyetur nëse u beson akuzave të shumë grave të cilat kanë thënë se presidenti amerikan Donald Trump i ka ngacmuar pa dëshirën e tyre, në kohën kur ai ende nuk ishte president.
Por, kujt i beson vajza e tij Ivanka? Ajo ka deklaruar se nuk u beson akuzave të grave.
“I besoj babait tim. E njoh babanë”, tha ajo.
“Besoj se si vajzë, kam të drejtë t’i besoj babait tim”, theksoi ajo./a.m.