Ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini, është kundër propozimit të kryeministrit Edi Rama për “president të përbashkët” mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Një javë më parë në parlamentin e Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë, Rama hodhi idenë e një presidenti të përbashkët.
Por në një intervistë për TemA TV, ambasadori Syl Ukshini u shpreh se Shqipëria e ka njohur Kosovën me flamurin e saj.
Ukshini ka folur edhe për shqetësimin e bizneseve në dogana.
Ai thotë se bizneset e Kosovës ankohen për veprimet burokratike.
Ambasadori shprehet se dy vendet kanë vullnet politik, por se kjo nuk është e mjaftueshme.
Ndërkohë ambasadori shprehet se nuk është momenti i duhur për heqjen e doganave mes dy vendeve.
Ukshini thotë se së shpejti do të organizojnë një forum biznesi ku do të marrin në konsideratë të gjitha ankesat e bizneseve për ti referuar në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.