Meterologët kanë paralajmëruar se kjo do të jetë java më e ftohtë e dimrit duke këshilluar qytetarët që të bëjnë kujdes.
Bëhet me dije se do të ketë ulje të temperaturave disa gradë nën zero, ndërsa temperatura më minimale -8 gradë u shënua sot në Peshkopi.
Ndërkohë, emarta, e mërkura dhe e enjtja pritet të jenë ditët më të ftohta të këtij dimri.
“E mërkura dhe e enjtja, të cilat do të kenë mëngjeset më të ftohta që kur mbërriti kjo masë ajri e ftohtë mbi rajonin tonë.
Gjatë natës që vijon ne presim që gjithë territori të prekë zeron ose do të jetë nën zero. Nëse do të flasim për vlerat më të ulëta do të përmendim gjatë natës së kaluar Peshkopinë, që regjistroi -8 gradë celsius.
Ky shqetësim i këtyre reshjeve lokale të dobëta të borës në zonat fushore dhe bregdetare është fakti se gjatë natës do të ngrijë dhe do të krijojë vështirësi për trafikun rrugor për asrye se banorët e këtyre zonave nuk kanë shumë eksperiencë me praninë e akullit mbi asfalt,” shprehet Metodi Marku nga Institutit i Gjeoshkencave./a.m.