Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer në një mobileri në qytetin e Vlorës, e ndodhur në lagjen “11 Janari”.
Flakët kanë shkrumbuar thuajse të gjithë biznesin dhe dëmet janë të konsiderueshme.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, dhe aktualisht zjarri është shuar plotësisht. Kanë qenë punëtorët që kanë vënë re flakët dhe kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikëset. Fatmirësisht nuk ka patur të plagosur apo të lënduar, përveçse dëmeve të mëdha materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se zjarri mund të ketë ardhur nga një shkëndijë elektrike. Nuk përjashtohet mundësia që flaka të jetë vënë dhe në mënyrë të qëllimshme në mobileri./a.m.