1570 – Papa Piu V (Pius) nxorri jashtë ligji Mbretëreshën Elizabeta I për mbështetjen e saj për Protestantizmin dhe Kishën Anglikane.
1873 – Lindi këngëtari i operës italiane Enrico Caruso, një nga tenorët më të mëdhenj në historinë e operës. Ai u vlerësua veçanërisht si interpretues në veprat e Giuseppe Verdi dhe Giacomo Puccini dhe mbahet si një nga interpretuesit më të mirë të këngëve italiane. Ai është një nga këngëtarët e parë që ka regjistruar një pllakë gramafoni.
1885 – Gjermania aneksoi Tanganikën dhe Zanzibarin.
1899 – Vdiq themeluesi i agjencisë britanike të lajmeve Reuters, hebreu gjerman, Paul Julius von Reuter, nga emri i të cilit është quajtur agjencia më e vjetër në botë.
1983 -Vdiq autori amerikan Tennessee Williams, i famshëm për dramën e tij psikologjike dhe autori që ndërtoi teknikën e simbolizmit lirik.