Kryeministri Rama ka thënë ne konferencen e perbashket per shtyp sepse Shqipëria e meriton të hyjë në BE në konferencën e shtypit që po zhvillon me Juncker.
“E përshëndes këtë mik të kahershëm të shqiptarëve. Vizita është në kohë të përshtatshme dhe vjen pak para rekomandimit të Komisionit evropian për hapjen e negociatave dhe pak kohë pas Strategjisë së re të Zgjerimit që tregon një fazë inkurajuese për ne.
U takuam në Dhjetor në Bruksel dhe sot pata mundësinë dhe privilegjin që ta informoj nga afër presidentin për zhvillimet e reja, ecurinë e reformave dhe sigurisht vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar në një proces intensiv afrimi me BE-në dhe nga ana tjetër një aktor konstruktiv për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e mira në të gjitha rajonin.
Siç e dini Komisioni ka rekomanduar që në Nëntor të 2016 hapjen e negociatave duke nënvizuar domosdoshmërinë e çuarjes para të reformave dhe zbatimin konkretisht të procesit të Vetting.
Në momentin e daljes së atij rekomandimi s’kishim kaluar ligjin dhe nuk kishim nisur Vetting. Sot që flasim kemi 17 prokurorë dhe gjykatës të niveleve të ndryshme që janë tërhequr nga Vetting, që nuk do jenë më pjesë e sistemit gjyqësor. Tregues që Vetting po funksionon, si realizues i sistemit të pavarur te Drejtesise.
Presim çeljen e çështjeve konkretë nga komisionet e Vetting. Ka hyrë në aksion Forca e Ligjit dhe në proces është edhe reforma administrative qe do te liroje barrën e burokracisë në marrëdhëniet me qytetarët. Reformat e integrimit po i bejme jo për Brukselin, por për Shqipërinë dhe është një detyrim për shqiptarët. Anëtarësimi në BE është një punë për Shqipërinë evropiane. E meritojmë integrimin.
Juncker: E inkurajoj Shqipërinë, por duhet të zgjidhë problemet
Kam ardhur që t’i shpëtoj Brukselit, por më pëlqen Brukseli në Tiranë. Është një moment që e tregon ndryshimin, duke përfshirë faktin që Shqipëria, për mua nuk ka asgjë të habitshme që të mos jetë pjesë e BE. E njoh nga larg dhe jo mjaftueshëm dhe mund të jap një gjykim për atë që mendoj se përbën forcën në këtë vend.
Janë bisedime të një kohe të gjatë. Kur erdha në vizitën e parë Rama ishte bashkiak, dhe dëgjova dyshimet për Shqipërinë. Për ne Shqipëria dhe Ballkani kanë perspektivë evropiane dhe Shqipëria është evropiane por jemi ndarë nga historia, e nuk duhet humbur aq shumë kohë sa na është dashur.
Duhet të rishikojmë historinë përmes pajtimit . Konstatoj që Shqiperia po akumulon progres, se ka nisur shumë reforma dhe kështu Komisioni Evropian do të hapë negociata. Nuk kam ardhur për premtime bosh, por s’është ky qëllimi, por dua të inkurajoj Shqiprinë për reformat kundër krimit, Vetting, GJykatat.
Duhet ti jepni fund problemeve rajonalë dhe e mbështesim Shqiperinë në përmirësimin e marredhenieve me vendet e Ballkanit Perendimor. Vendi i Shqiperisë eshte në BE.