Kryebashkiaku i Rrogozhinës Beqir Nuredini ka reaguar lidhu me hetimet e prokurorisë për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Speillesë. Atij i është bllokuar pasaporta nnga organi i akuzës ndërkohë disa zyrtarë janë arrestuar.
Ai deklaroi se kur hetimi të mbyllet do jetë jashtë çështjes. Po ashtu ai ka hedhur poshtë mundësinë që kemi të bëjmë me sulm politik.
“Do jetë apeli që do vendosë dhe shumë shpejt do t’i japë drejtim kësaj çështje. Nuk kam arsye ta konsideroj sulm politik, megjithëse unë jam i PDIU. Me PS kam bashkëpunuar por s’ka të bëjë me çështjen në rastin konkret. Prokuroria ta çojë deri në fund dhe e rëndësishme është se pasi të përfundojë personi im nuk do ketë lidhje me këtë çështje”, u shpreh kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini.
Edhe më herët ai është shprehur se është i hapur për çdo hetim. “Duke marrë shkas nga çështjet e ngritura nga Prokuroria, si Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, mbështes hetimet dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve. Unë si Kryetar Bashkie Rrogozhinë, kam zbatuar procedurën që parashikon ligji për përcjelljen e praktikave për regjistrim fillestar të pronave, të aplikuara nga banorët e zonës. Distancohem nga çdo akuzë që është bërë”./a.m.