Aksidentet vijojnë të marrin jetë njerëzish. Një tjetër tragjedi e përmasave të mëdha ka ndodhur në rrugët e vendit, këtë herë në Malin e Robit në Kavajë ku si pasojë e një aksidenti kanë humbur jetën dy persona nga e njëjta familje. Bëhet fjalë për shtetasin Xhemil Pisku 69-vjeç dhe Edlira Pisku 34-vjeçe, përkatësisht vjehrri dhe nusja.
Po ashtu, në këtë ngjarje të rëndë ka mbetur i plagosur edhe një fëmijë i cili u transportua në spital në gjendje të rëndë. Sipas policisë, i plagosur mbeti shtetasi me inicialet Xh.Pisku 8-vjeç, djali i viktimës 34-vjeçare. Ai po merr ndihmën e nevojshme në spitalin e Durrësit.
Raportohet se një automjet ka përplasur disa këmbësorë që ndodheshin në anë të rrugës, në stacionin e autobusit. Drejtuesi i mjetit ka humbur drejtimin e mjetit si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë.
Policia ka mbërritue në vendgjarje dhe po kryen veprimet hetimore. Raportohet se u shoqërua shkaktarja e aksidentit, një shtetase 30-vjeçare me inicialet Ilda Parroj.
Njoftimi i policisë:
/a.m.