Shqipëria duket të jetë më pranë se kurrë hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Këtë e pranojnë edhe zyrtarë të lartë të BE, të cilët shprehen se Shqipëria e meriton këtë hap të rëndësishëm. Ambasadori austriak në Shqipëri, Johann Sattler, shkruan në ‘Twitter’ se Shqipëria e meriton dhe se ka ardhur koha për hapin e radhës.
“Po, Shqiperia e meriton. Koha per hapin e rradhes. Negociatat jane fillimi, jo mbarimi i procesit te thelle te modernizimit/reformimit”, shkruan kryediplomati austriak.
Ajo që tërheq jo pak vëmendje në postimin e tij është një koment i ish-kryeministrit dhe ish-ministrit të Jashtëm suedez, Carl Bildt, i cili pohon të njëjtën gjë. Bild shkruan në komentin e tij se Shqipëria meriton negociatat.
“Shqipëria meriton negociatat. Albanian TV yesterday evening on our meetings”, shkruan ai.