Guti shpreson ta shohë Neymarin të veshur me fanellën e bardhë. Neymar, që gjatë verës së kaluar u largua nga Barcelona për te Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro, lidhet me një rikthim të shpejtë në Spanjë, por te rivali përbetuar i katalunasve, Real Madridi.
Edhe José María Gutiérrez ‘Guti’, ish lojtar i Realit, tashmë trajner i Juvenil (ekipit të tretë), e dëshiron brazilianin në “Santiago Bernabeu”.“Neymar në Madrid? Shpresoj që ai do ta veshë fanellën në të ardhmen”, tha Guti.“Nëse dëshiron të përparojë dhe të arrijë majat e futbollit, mund ta bëjë vetëm në Real Madrid”.
“Ai ka qenë në klub të rëndësishëm siç është Barcelona dhe tani është te një tjetër si PSG-ja, por ju vetëm e shihni (duke luajtur) në Champions League. Gjithçka që po i mungon Neymarit është Real Madridi”, shtoi mes tjerash Guti, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)