Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, i cili ndodhet për vizitë në Beograd, ka qenë i drejtpërdrejtë në qëndrimin e tij ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Parlamentin e Kosovës.
Kreu i diplomacisë ruse kritikoi Bashkimin Europian për pasivitet ndaj këtyre deklaratave, të cilat shfaqin qartë ambicien e Tiranës për Shqipërinë e Madhe.
“Natyrisht, ne jemi të shqetësuar për pasivitetin e BE-së në lidhje me nismën që vjen nga Tirana rreth “platformës së Tiranës”, e cila është një thirrje e qartë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Ka shembuj të mjaftueshëm që na japin shkak për shqetësim. Pas zgjedhjeve në Maqedoni, kryetari i parlamentit vendosi flamurin shqiptar në tryezën e tij. Ditën tjetër kryeministri Edi Rama njoftoi me krenari se ishte ai që nga Shqipëria inicioi një projekt ligj në parlamentin maqedonas, i cili i jep gjuhën shqipe statusin e gjuhës shtetërore, duke shfuqizuar kështu Marrëveshjet e Ohrit. Unë besoj se kemi çdo arsye që t’i kërkojmë Bashkimit Evropian që të na raportojë se si i përmbush vendimet e veta dhe deri në ç’masë i takon besimit të besimit që bashkësia ndërkombëtare e ka dhënë.”, deklaroi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, në konferencën për shtyp, pas takimit me presidentin serb Vuçiç.
Sakaq, ai tha se “Nëse SHBA do të përfshihet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Rusia nuk do të qëndrojë mënjanë”.
a.ç